Heshtje Varri Per Nje Djep Te Shenjte

Heshtje Varri Per Nje Djep Te Shenjte

B22393
800 Lekë
Mehmet Elezi
ISBN: 9789928319203
Publisher: Alsar
Publication Year: 2020
Number of Pages: 186

Me analiza politike për zhvillimet në Kosovë, në Maqedoni; për disa probleme me Greqinë; për marrëdhëniet me Uashingtonin e Brukselin.
Botues: Fondacioni ALSAR me president z. Mehdi Gurra. Ky fondacion ka nxjerrë në dritë nga harresa disa vepra madhore të kulturës sonë kombëtare, botimi të cilave do ta kishte nderuar Akademinë e Shkencave.
----------
“Pikërisht këtë të enjte, më 12 shtator, qe 80-vjetori i themelimit të Kishës Ortodokse të Pavarur Shqiptare. Më kot pritën besimtarët dhe gjithë shqiptarët që t’i binte ndërmend dikujt me e përkujtue këtë Ditë. Nuk ranë kambana për nder të saj. Nuk u dha meshë. Nuk u bë tubim. Nuk foli dikush në ekran dhe po ashtu nuk shkroi në ndonjë gazetë të pavarur... Nuk u tha një fjalë për të përndriturin Imzot F. Noli, themeluesin e saj.
Dhe ishte një përvjetor rrumbullak: plot 80 vjet!
Është rastësi kjo heshtje?
Diçka më shumë se një muaj ka kaluar nga festimet e 10-vjetorit të fronëzimit të hirësisë së tij kryepeshkopit Janullatos, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kremtimet u bënë me ceremoni e shumë zhurmë. Kanalet televizive, përfshi televizionin shtetëror (”publik”!), për të cilin paguajmë taksa të gjithë, përcollën me lidhje të drejtpërdrejtë për orë të tëra veprimtaritë me këtë rast. Nuk munguan urimet, vizitat, përshëndetjet, edhe prej krerëve të shtetit.
Është rastësi kjo zhurmë?

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.