Te Shpetojme Komunikimin

Te Shpetojme Komunikimin

B11324
700 Lekë
Dominique Wolton
ISBN: 9789995680831
Publisher: Papirus
Publication Year: 2009
Number of Pages: 224

Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne. Komunikimi ndodhet kudo dhe është gjithnjë e më i pandashëm nga teknikat. Komunikimi, një superfuqi? Kjo nuk është edhe aq e sigurtë...
Dje, ndërkohë që teknikat ishin ende belbëzuese, komunikimi, pararendës i vlerave demokratike, ndriçonte po aq sa liria, barazia dhe vëllazërimi. Sot, triumfues, komunikimi është bërë i zakonshëm dhe ndodhet në udhëkryqin mes ideologjisë në dukje konsensuale dhe karikaturës së egër të modernitetit.
E megjithatë, asnjë nuk bën dot pa të. Komunikimi duhet nxjerrë nga kurthi i superfuqisë së tij. Duhet theksuar thjesht dhe në mënyrë të vazhdueshme përmasa e tij humaniste. E ardhmja e komunikimit nuk varet nga triumfi i teknikave dhe tregjeve, por nga rreziku i mospërplasjes dhe i moskuptimit.
Të komunikosh do të thotë të pranosh bashkëjetesën me tjetrin, sfidën e shkëmbimeve dhe përballjen me moskomunikimin. Për të shmangur kthimin e fshatit global në një Kullë Babeli, më parë duhet kuptuar se si mund të bashkëjetohet. E kështu të shpëtohet komunikim, ky ideal humanist, i cili është një nga sfidat e mëdha të paqes ose të luftës në shekullin XXI.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.