Udherrefyes Per Komunikim

Udherrefyes Per Komunikim

B18170
1.000 Lekë
Koste Cekrezi
ISBN: 9789928435392
Publisher: Naimi
Publication Year: 2016
Number of Pages: 240

Në vitin 1917, thuajse në të njëjtën kohë që shkruante monografinë e njohur “Shqipëria: e shkruara dhe e tashmja”, që i ishte porositur nga Harvard University, si pjesë e përpjekjeve amerikane për të njohur popujt e vegjël të Europës së vjetër, nga do ta kishte burimin parimi i vetëvendosjes, shpallur nga Woodrow Wilson në Konferencën e Versaille-s (1919), Konstantin Chekrezi, që njihet ndër ne (për aq sa njihet) si Kostë Çekrezi, përgatiti dhe botoi një prej librave më të pashoq në historinë e shkrimeve shqip, titulluar “Letra, shkresa, fjalëtore”.
Pas botimit nga autori në SHBA (Boston 1917) dhe botimit të dytë të përmirësuar (Tiranë 1927), libri vjen sërish tek lexuesi shqiptar, pikërisht në 100-vjetorin e daljes së parë në dritë, kësaj radhe me titullin “Udhërrëfyes për komunikim” nga shtëpia botuese “Naimi”. Kjo po ndodh jo vetëm për të plotësuar shkallë pas shkalle ndihmesat origjinale të një trinie të rrallë, që veproi e krijoi në SHBA, si F. Noli, F. Konica dhe ai vetë, por edhe për të njëjtin qëllim për të cilin u shkrua kryekrejet, si një lehtësi pune për të gjithë ata që duan të përcjellin kumte me shkrim tek njëri-tjetri: vetjake e familjare, formale e zyrtare, popullore e elitare, publike e të pashpallura.
Duke qenë se modelet e letërkëmbimit që përmban koleksioni i Kostë Çekrezit, si të atij vetjak e familjar, ashtu dhe të komunikimit zyrtar, edhe sot e kësaj dite shërbejnë për të ndihmuar individët dhe zyrat si të shkruajnë një letër private a një shkresë administrative, në këtë botim gjuha e autorit vjen e përshtatur me drejtshkrimin e shqipes së sotme, pa prekur leksikun, frazeologjinë dhe ndërtimin e fjalisë, që ruhen si në dy botimet e para. Për të gjithë ata që dëshirojnë të thellojnë njohjen e tyre në këtë koleksion si specialistë të korrespondencës, filologjisë së tekstit, shkencave të komunikimit, kulturës zyrtare dhe për qëllime të tjera, në botim përfshihen shumë faksimile të letrave të botimit të vetë autorit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.