Perplasja E Fanatikeve

Perplasja E Fanatikeve

B18856
700 Lekë
Francis Balle
ISBN: 9789928437846
Publisher: Papirus
Publication Year: 2017
Number of Pages: 130

Gjendje e pashpresë? Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga "Përmbushja e Historisë", më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t'u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe fanatizmit. Por, a bëhet fjalë vallë për një kulturë tregtare ku fusim gjithçka dhe që nuk njeh asnjë kufi, që nuk pranon asnjë përcaktim dhe paraqitet thjesht si argëtim? Apo përkundrazi, është fjala për një kulturë elitiste, të mbyllur, e cila u hapet vetëm profesionistëve të saj, si atëhere kur bëhet fjalë për teknoshkencat ashtu edhe në rastin e shkencave humane të lëna pas nga koha? Duke mos marrë përsipër përgjegjësinë për trashëgiminë e tyre kulturore, shoqëritë tona janë të dënuara të rrëzohen. Eshtë pikërisht ky boshllëk shpirtëror që sot lejon përhapjen e ideologjive radikale dhe të dhunshme, duke riprodhuar kështu edhe njëherë atë që dikur quhej boshësi dijeje. Ne notojmë në kohët moderne pa asnjë busull. Si do t'i gjejmë ne pikat tona orientuese në këtë xhungël dixhitale që kemi krijuar? A mos po ndodh përpara syve tanë përleshja e fanatikëve me njëri-tjetrin dhe përplasja midis klisheve ideologjike që në fakt nuk janë veçse kultura fallco? Francis Balle këtu zbulon se është ende koha për t'i dhënë shkollës dhe mediave mjetet për të rifituar atë terren që sot u është lënë në dorë ideologjive fanatike. U duhet kthyer dinjiteti arteve, historisë, letërsisë, filozofisë, kulturës. Profesor filozofie, përpara se të bëhej profesor i shkencave politike në Universitetin Panthëon-Assas (Paris2), Francis Balle, për disa vite, anëtar i Këshillit të Lartë të Audiovizualit (CSA), bashkëthemelues më 2007 i Revistës Evropiane të Mediave dhe Numerikut është autor i librit themeltar Mediat dhe Shoqëritë, botuar edhe në shqip (Papirus), si edhe i librave me titull Intelektuali dhe Tregtari (Flammarion) dhe Mediat (PUF).

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.