Kujtimet E Nje Firmetari

Kujtimet E Nje Firmetari

B21020
2.000 Lekë
Hajredin Bej Cakrani
ISBN: 9789928261700
Publisher: Onufri
Publication Year: 2019
Number of Pages: 488

Libri i firmëtarit të Deklaratës së Pavarsisë Hajredin bej Cakrani me titull “Kujtimet e një firmëtari” është botimi më i ri që vjen tashmë në duart e lexuesve të apasionuar të ngjarjeve historike. Të shkruara nga një prej dëshmitarëve historikë të shumë ngjarjeve, si ajo e Pavarësisë por jo vetëm, ato vijnë për lexuesin në një mënyrë si nuk e kemi parë ndonjëherë.
Hajredin bej Cakrani, një përfaqësues i denjë i aristokracisë shqiptare, nuk është thjesht një dëshmitar i ngjarjes më të rëndësishme të historisë 500-vjeçare të Shqipërisë, por si një pjesëmarrës aktiv në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe mëvetësisë nga Perandoria Otomane, ai përshkruan në mënyrë realiste përpjekjet e mëdha të të gjithë atyre që kërkonin një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe natyrisht më të mirë.
Si rrallëkush nga dyert e bejlerëve, Hajredin bej Cakrani kishte kuptuar se mëvetësia nuk ishte thjesht një çështje politike, por në radhë të parë edhe iluminimi i popullsisë së prapambetur shqiptare të kohës dhe dituria e brezit te ri. Së bashku me të vëllanë, një tjetër figurë mjaft interesante por ende pak e njohur, Bektash bej Cakranin, ata hapën një prej shkollave të para në shqip duke financuar jo vetëm për ngritjen e saj, por edhe për një sërë mësuesish.
Në historiografinë tejet të varfër shqiptare të fillimshekullit të XX rrallëkush ka lënë dëshmi kaq të qarta, interesante dhe personale mbi përpjekjet që sollën Pavarësinë.
Megjithatë, nga Kujtimet që duhet thënë se janë shkruar në një moshë të kaluar, vijnë një sërë këndvështrimesh, ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim për disa nga figurat kryesore shtetformuese shqiptare, sa origjinale aq edhe kritike, duke sjellë dimensione krejt të tjera për disa prej emrave më të njohur shqiptarë.
I mprehtë, therës dhe shpesh me nje toskërishte plot ngjyra, Hajredin bej Cakrani jep versionin e rrallë të tij mbi disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të shekullit XIX si Lidhjen e Prizrenit, apo të periudhës së shekullit XX e atë të kryengritjeve të para e pas Pavarësisë. Ai si pjesmarrës spjegon në detaje arsyet e rënies së Qeverisë së Vlorës, periudhën e Princ Vidit, rrebelimin e Haxhi-Qamilistëve, Luftën e Parë Botërore, Kongresin e Lushnjës, Luftën e Vlorës, apo dhe ngritjen meteorike të Zogut.
Kujtimet e Hajredin bej Cakranit duhen lexuar në kontekstin kohor dhe si një dëshmi autentike e përfaqësuesit të një familjeje të madhe ari-stokrate, opozitare qysh e Portës së Lartë dhe që ka kontribuar shumë për Shqipërine.
I panjohur më parë dhe i lënë në harresë, me këto Kujtime të lëna në dorëshkrim duket se Hajredin bej Cakrani, një prej firmëtarëve më të spikatur të Pavarësisë, kërkon të flasë nga thellësia e viteve për të na kujtuar se historia jo gjithmonë shkruhet nga fitimtarët.
Auron Tare

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.