Shitesi I Kepuceve

Shitesi I Kepuceve

B21023
1.500 Lekë
Phil Knight
ISBN: 9789928265173
Publisher: Minerva
Publication Year: 2019
Number of Pages: 496

“Libri më i mirë që kam lexuar vjet... Phil është një tregimtar i talentuar”.
—WARREN BUFFETT
“Një kujtesë e sinqertë se si duket në të vërtetë rruga drejt suksesit në biznes... një rrëfim i mahnitshëm”.
—BILL GATES, një nga librat e tij të preferuar të vitit 2016
“Një sagë e mrekullueshme e inovacionit, mbijetesës, dhe triumfit”.
—ANDRE AGASSI
“Udhëtimi i një heroi të jashtëzakonshëm, një rrëfim epik për besimin, vendosmërinë e pashembullt, ekselencën, dështimin, triumfin, mençurinë e fituar me mund, dhe dashurinë. Është veçse një mrekulli që Nike ekziston”.
—LISA GENOVA, autore bestseller e “New York Times”
për librat “Still Alice” dhe “Inside the O’Briens”
I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia. Knight i shiti këpucët nga bagazhi i makinës së tij Plymouth Valiant, dhe në vitin e parë, në 1964-ën, arriti të ardhura bruto prej tetëmijë dollarësh. Sot, shitjet e kompanisë Nike e kalojnë vlerën $30 miliard. Në këtë epokë start-up-esh, kompania Nike e Knight-it është standardi i artë, dhe logoja e saj është simbol i elegantes dhe madhështisë, një nga ikonat e pakta që njihen menjëherë në çdo cep të botës.
Por Knight ka qenë gjithnjë misterioz. Tani, në këtë autobiografi të habitshme, modeste, pa filtra, me humor, dhe të gdhendur bukur, ai tregon më në fund historinë e tij. Gjithçka nis me një moment tipik udhëkryqi. Njëzetekatër vjeç, duke udhëtuar me një çantë shpine përmes Azisë, Europës dhe Afrikës, në luftë me Pyetjet e Mëdha të jetës, Knight vendos se rruga e pashkelur është e duhura për të. Në vend që të punojë për një korporatë të madhe, ai do të krijojë diçka të tijën, diçka të re, dinamike, dhe ndryshe. Knight tregon në detaj rreziqet tmerruese me të cilat është përballur përgjatë rrugëtimit, vështirësitë dërrmuese, konkurrentët e pamëshirshëm, ata që hidhnin hije dyshimi dhe e kritikonin, bankierët armiqësorë, si dhe triumfet emocionuese. Mbi të gjitha, ai kujton marrëdhëniet themelore që krijuan zemrën dhe shpirtin e kompanisë Nike, me ish-trajnerin e tij gjaknxehtë dhe karizmatik, Bill Bowerman, dhe me punonjësit e tij të parë, një grup i çorganizuar jokonformistësh dhe intelektualësh, që shpejt u kthyen në vëllezër të çmendur pas kompanisë.
Së bashku, duke shfrytëzuar fuqinë elektrizuese të një vizioni guximtar dhe besimin e përbashkët te fuqia shpëtuese dhe transformuese e sporteve, krijuan një brand dhe një kulturë, që ndryshoi gjithçka.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.