Kujtimet E Kazanoves 4

Kujtimet E Kazanoves 4

B21959
1.500 Lekë
Jacques Casanova De Seingalt
Publisher: Helgas Secrets
Publication Year: 2020
Number of Pages: 717

Tani mosha m'i ka qetesuar pasionet duke i bere ato te flashketa e te pafuqishme, por zemra nuk me eshte plakur ende dhe kujtesa e karuajtur te gjithe freskinë e rinise. Dhe duke mos i quajtur këto lloj punesh vogelsira e gjepura, e vetmja keqardhje imja, i dashur lexues, lind nga fakti se nuk kam me fuqi që ta vë në jetë deri në ditën që do të vdes, ate qe ka qenë puna kryesore e jetës sime!"
"Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Eshtë Zotiite gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e embel njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë. Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti Shtron kaq shume trendafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!"
"Pashë një plakë të rrudhur e të rrëgjuar, tualeti i së cilës më habiti po aq sa edhe ajo vetë. Përkundër rrudhave, fytyrën e kishte bërë të bardhe e të kuqe me anë të pudrës, dhe vetullat ia detyronin ngjyrën e zezë bojes së Indisë. Jashtë fustanit i dukej gjysma e gjoksit të lëshuar e të shëmtuar, dhe nuk kishte asnjë dyshim se dhëmbët i kishte të vënë. Kishte vënë nje parukë që i rrinte shumë keq dhe që linte të dukeshin ca fije floku të thinjur që i kishin mbijetuar kohës. Duart që i dridheshin e bënë të dridhej edhe dorën time kur e takova. Binte erë parfumi që njëzet metra larg dhe sjellja e saj e shtirë më bëri për të qeshur e më neveriti njëkohësisht. Fustani i saj mund të kishte qenë në modë njëzet vjet më parë. Po e shikoja me tmerr rrënimin e një fytyre që, përpara se koha e pamëshirshme ta shkatërronte kishte qenë e bukur, por ajo që më zbaviti ishte paturpësia me të cilën kjo monstër e njerëzimit e tharë nga vitet luftonte ende me ndihmën e bukurisë së saj të perënduar."
"Kristina ishte vërtet e çiltër, por kjo çiltërsi nuk buronte nga mendja, por vetëm nga zemra e saj. çiltërsia e mendjes nuk është veçse budallallëk, kurse ajo e zemrës është vetëm padije dhe pafajësi. Kjo e fundit është një cilësi që vazhdon të ekzistojë edhe kur shkaku që e lind atë pushon së ekzistuari. Kjo vajzë e re, pothuaj fëmijë për nga natyra, ishte e thjeshtë për nga sjellja, por e këndshme në një mijë gjëra të vogla që nuk mund të përshkruhen. Ishte e çiltër, se nuk e dinte që fshehja e disa ndjenjave përbën një prej rregullave të suksesit dhe, duke qenë se mendimet e saj ishin të pastra, ajo ishte më e fortë se ai turpi i shtirë e ajo thjeshtësia e rremë që e bën çiltërsinë e gënjeshtërt të skuqet nga një fjalë anga një lëvizje e thënë a e bërë shpesh pa ndonjë qëllim të keq."
"Pa dyshim që do të vijë një kohë kur shoqëria, duke qenë më e përndritur e për pasojë edhe më e arsyeshme, do ta pranojë se ndjenjat fisnike, nderi dhe heroizmi mund të gjenden te të gjitha shtresat po aq sa edhe te një klasë, gjaku i së cilës nuk është mbajtur përherë i panjollosur
nga martesat me klasa të ulëta'

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.