Pasione

Pasione

B22071
1.200 Lekë
Nicolas Sarkozy
ISBN: 9789994306206
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2020
Number of Pages: 344

“Tërë jetën kam qenë me fat, me shumë fat, mbase edhe me tepër fat, kur mendoj ata që nuk kanë rrugë tjetër përveçse të përballen me zymtinë e një përditshmërie dëshpëruese dhe, shpeshherë, të dhimbshme. Nuk është se jeta m’i ka kursyer sprovat. Edhe unë kam pasur hisen time të dështimeve profesionale dhe personale. Madje më duket se ndonjëherë më është dashur ta paguaj shtrenjtë suksesin dhe famën. Porse asnjëherë, kurrën e kurrës, nuk e kam provuar se ç’është mërzitja.
Qëkurse mbaj mend, kam mundur të jetoj me pasion, të takohem me bashkëbisedues që shpesh nuk ua gjen dot shokun, si dhe të përballem me ngjarje, kujtimi i të cilave mund të mbetet në histori. Pasioni dhe nevoja për t’u përfshirë kanë qenë përherë të pranishme në zemrën e identitetit tim. Fundja, ndonëse nuk e di “përse“- në e kësaj prirjeje kaq të ngulitur brenda meje, të paktën kam pasur dëshirën për ta shpjeguar “sesi”- në e saj. Më është dashur shumë kohë përpara se të futem në këtë rrugëtim të një të vërtete që dua të jetë më e sinqerta e mundshme, ndonëse e di që ajo, për vetë natyrën e saj, do të jetë relative.”

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.