Pacienti Yne I Vecante

Pacienti Yne I Vecante

B22147
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Ahmet Kamberi
ISBN: 9789928333018
Publisher: Edlora
Publication Year: 2020
Number of Pages: 262

Në librin “Pacienti ynë i veçantë” që ka dalë këto ditë në qarkullim, mjeku kardiolog Ahmet Kamberi rrëfen përvojën e tij nga pozitat e një profesionisti të përzgjedhur për të kuruar dhe mjekuar zemrën e Enver Hoxhës. Po aty, në kopertinën ballore, është nënvizuar: “Rrëfime të një anëtari të Ekipit Mjekësor të Enver Hoxhës”.
Në faqen e parë të librit autori na jep një definicion për të treguar se ç’është shëndeti sipas tij. Veç kumtit të parë për nocionin e plotë të fjalës “shëndet”, pasi e lexon, kupton se kemi të bëjmë me një term që përmbledh një sistem të tërë, sa kompleks, aq edhe i ndërlidhur e i ndërvarur nga faktorë të tjerë natyrorë dhe shoqërorë bashkë. Madje, këto të fundit, shpeshherë, duket se janë edhe më përcaktues në shëndetin e njeriut. Autori ka parashtruar qysh në faqet e para, bashkë me nocionin për “shëndetin” dhe “sëmundjet kronike” e “çaftësimin fizik” që derivojnë prej tij, edhe “anamnezën” politike të pacientit të tij të veçantë. Strukturimi në këtë mënyrë i librit duket i logjikshëm dhe, kalimi pastaj tek faqet “Një shpjegim i nevojshëm”, është një përcjellje e arsyeshme (nga ana kompozicionale) për te kujtimet e tij.
Pacienti përballë tij ishte ai që: “kishte udhëhequr Luftën heroike Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër pushtuesve fashisto-nazistë, …”.
Prandaj Ahmet Kamberi ka gjykuar të renditë të gjitha kontributet dhe meritat historike të këtij pacienti të veçantë, që ishte njëherazi edhe “Udhëheqësi i fuqishëm, i padiskutueshëm i Shqipërisë për gati gjysmë shekulli”. Në këto faqe autori flet gjithashtu edhe për disa “kufizime” apo “mosrealizime” që e bëjnë apo e nënkuptojnë disi përgjegjës Enver Hoxhën… Por më shumë flitet për meritat, dhe të gjitha ato, autori i rendit e i analizon si një analist profesionist, me kujtesë të pacenuar nga ideologjizmat. Ahmet Kamberi, ashtu siç pranohet botërisht nga autoritetet shkencore për kompetencat sipërore në fushën e mjekësisë, edhe në këto faqe, shfaqet e dëshmohet si filolog i klasit të parë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.