Perjetime 1936-2021

Perjetime 1936-2021

B22695
1.200 Lekë
Bahri Beci
ISBN: 9789928320438
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2021
Number of Pages: 421

Studimet shqiptare kanë jo më shumë se pesë pika kyçe; kushtet e lindjes së shtetit shqiptar, çështjen e orientimit Perëndimor ose Lindor të shoqërisë shqiptare dhe antropologjisë sonë kulturore, çështje të natyrës së luftës civile ose Luftës Nacionalçlirimtare dhe ndonjë tjetër, por është e sigurt që në këtë pesë-she hyn çështja e gjuhës shqipe. Në këtë kuptim, Bahri Beci është simbol mbartës, argumentues, i pakundërshtueshëm ose vështirësisht i kundërshtueshëm, - sepse shkenca është gjithmonë në diskutim, - i debatit për çështjen e shqipes standarde. Një debat i vjetër dhe në evoluim ose për ta thënë më thjesht, ende i hapur në shkencat tona albanologjike. A është shqipja standard një version i natyrshëm i caktuar nga Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, organizuar nën kujdesin e shtetit komunist dhe posaçërisht të diktatorit Enver Hoxha? A është zgjedhja e variantit toskë, një zgjedhje e natyrshme e gjuhës shqipe në raport me gegërishten, një variant i natyrshëm për nga niveli i evoluimit të gjuhës deri në atë moment për shqipen standarde? Apo është një variant i imponuar politikisht? Rreth këtij argumenti e ka formësuar profesor Beci identitetin e tij shkencor, karakterin dhe funksionin e tij në jetën publike shqiptare, për aq rol sa kanë shkencëtarët dhe akademikët në një shoqëri si kjo e jona.
*
"Përjetimet" e profesor Becit janë një rrëfim i detajuar i rrugëtimit të tij personal; puna, përpjekjet, studimet jashtë, hapja e mendjes dhe pajisja me kulturën Perëndimore në kushtet kur shkëmbimet me botën ishin aq të pakta, por sidomos në një qendër kozmopolite, ndoshta më e mira e epokës siç është Parisi, po të kemi parasysh që bota anglo-saksone ishte e pamjaftë. Grupi i gjuhëtarëve dhe filologëve të dytë, pas atyre të formimit austriak të para Luftës së Dytë Botërore, si Eqrem Çabej, Aleks Buda etj., sigurisht që përfaqësohet nga profesor Bahri Beci, madje në krye ka profesor Becin.
Profesor Beci është gjithnjë simpatik, modern e bashkëkohor dhe ka në simbolikën e portretin e tij, fisnikërinë dhe sofistikimin e shkencëtarit, elokuencën dhe forcën e argumentit dhe na krijon një bindje: Shkenca shqiptare ka shpresë, shkenca shqiptare ka modele. Mund të mbështetet mbi këto supe edhe nevoja për t'i dhënë një përgjigje të re se çfarë është dhe çfarë do të jetë albanologjia shqiptare në shekullin XXI, përfshirë këtu dhe problemin e gjuhës; nëpërmjet këtij libri që është një privilegj për publikun dhe UETPress, një metodikë se si mund të gatuhet njëkohësisht shkencëtari profesionist dhe njeriu me karakter.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.