Kujtime

Kujtime

B23049
1.500 Lekë
Theodhoros Koloktronis
ISBN: 9789928348234
Publisher: Toena
Publication Year: 2021
Number of Pages: 302

Botimi në gjuhën shqipe i librit “Kujtime” të Theodhoros Kolokotronit, i jep për herë të parë lexuesve shqiptarë, mundësinë për një qasje direkte te një prej burimeve më të rëndësishme origjinale historike që hedhin dritë mbi jetën, veprën dhe asaj çka besonte të një prej nismëtarëve të Revolucionit Grek të 1821-shit.
Bëhet fjalë për regjistrimin më të rëndësishëm ndoshta, ngjarjesh historike të asaj periudhe kritike, i cili përmban referime të hollësishme mbi të gjitha zhvillimet deri në çlirimin e kombit dhe krijimin e shtetit grek.
Ky ushtarak gjenial, njeri i pashkolluar por i ditur, Kolokotroni ose “Plaku i Moresë” si njihej ndryshe, nxjerr në pah vlera si integriteti moral, heroizmi, trimëria, dashuria për lirinë, për të drejtën, por edhe miqësia vëllazërore me “tjetrin”, edhe në rast se ai “tjetri” ka besim dhe prejardhje të ndryshme.
Kjo vepër, përmes atyre që ka përjetuar protagonisti kryesor, hedh dritë mbi lëvizjen e parë nacionalçlirimtare në Ballkan që ia arriti objektivit të vet dhe shërbeu si promotor për krijimin e shteteve kombëtare në rajon, duke shënuar në këtë mënyrë, në një stad të hershëm, rilidhjen e rajonit tonë me Europën.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.