Kancelarja Odiseja E Jashtezakonshme E Angela Merkel

Kancelarja Odiseja E Jashtezakonshme E Angela Merkel

B24688
2.000 Lekë
Kati Marton
ISBN: 9789928195425
Publisher: Tirana Times
Publication Year: 2022
Number of Pages: 357

Një histori intime dhe e thellë e ngritjes së jashtëzakonshme dhe shkëlqimit politik të gruas më të fuqishme dhe të paarritshme në botë.
Angela Merkel ka qënë gjithmonë një e huaj. Një bijë pastori, e rritur në Gjermaninë Lindore, të kontrolluar nga sovjetikët, ajo i kaloi të njëzetat si një studiuese në shkencën e kimisë, për të hyrë në politikë vetëm pas rënies së Murit të Berlinit. Dhe megjithatë, brenda pesëmbëdhjetë vitesh, ajo u bë kancelare e Gjermanisë dhe, shpejt, udhëheqësja jozyrtare e Perëndimit.
Autorja e vlerësuar Kati Marton tregon misterin e kësaj ngjitjeje të pamundur. Me qasjen më të pashembullt në rrethin e brendshëm të kancelares dhe me nje grumbull dëshmish të nxjerra ne pah, vetem kohët e fundit, ajo tregoi gjeninë e veçantë politike që edhe sekreti i suksesit të Merkelit. Asnjë udhëheqës tjetër modern nuk ka treguar kaq aftësi per t'u përballur me agresionin e autoritarizmit; për të miratuar politika sociale të guximshme dhe për te bashkuar me qetësi një kontinent të tërë- në një kohë kur vendet po ndahen gjithmone e më tepër. Përsëri dhe përsëri, Merkel manovroi me zgjuarsi me udhëheqës të tillë si Putin e Trump dhe maturoi në mënyrë të habitshme marrëdhëniet e veshtira me aleatë të tillë si Obama dhe Macron.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.