Asgje Tjeter Vecse E Verteta

Asgje Tjeter Vecse E Verteta

B06695
Out-of-Stock
500 Lekë
Giulia Bongiorno
ISBN: 9994337289
Publisher: Max
Publication Year: 2006
Number of Pages: 380

“Tani edhe zonjushkat po na bëhen avokate! " Nga banka e të akuzuarve, disa të penduar vështrojnë të bezdisur vajzën imcake, që po qëron pa pushim dokumente e fakte për t’iu kundërvënë dektaratave të tyre. "Zonjushka" quhet Xhulia Bonxhorno, prokurore në moshë të re e një studioje të njohur ligjore palermitane, e cila u gjend një ditë e katapultuar te rasti më i bujshëm juridik i njëzet viteve të fundit, ai i ish-kryeministrin italian, Xhulio Andreoti, i akuzuar në proceset gjyqësore të Peruxhias dhe Palermos, respektivisht si porositës i vrasjes së gazetarit Karmine Pekoreli dhe si bashkëpunëtor i mafies. Pasi hyn në kolegjin e mbrojtjes si"zëvendësuese e zëvendësuesit" Xhulia do të shndërrohet në simbol të këtyre proceseve gjyqësore. Duke lëvizur mes Romës, Peruxhias dhe Palermos, ajo përballon me vendosmëri të madhe kundërshtarët dhe kryen hetime rigoroze për të hedhur poshtë tezat e akuzës, duke mbajtur edhe lidhje të drejtpërdrejtë me klientin e saj të shquar; është ajo; që seancë pas seance, e mban atë në dijeni për zhvillimet në sallën e gjyqit, para se lajmet të bëhen publike, duke brohoritur nga gëzimi ose duke pëshpëritur nga dëshpërimi, por gjithmonë e gatshme për të filluar sërish të nxjerrë dokumente, të përgatisë provat kundër, gjithmonë me vendosmëri dhe kthjelltësi. Dhe kështu, pak nga pak, vlerësimi dhe respekti midis politikanit të famshëm dhe avokates së tij mbrojtëse të re në moshë, shndërrohen në një miqësi të pazgjidhshme.Duke alternuar çastet e debateve gjyqësore me copëza nga jeta e përditshme me “presidentin" dhe anekdotat mbi "të penduarit profesionistë" autorja rrëfen fillimet e punës së saj si juriste, lidhur paralelisht me njërën prej ngjarjeve më të komplikuara të politikës italiane. Ky libër, si një ditar mjaft interesant i "procesit të shekullit" lexohet si një thriller në fushën ligjore, ku ravijëzo-het edhe një portret i panjohur i Andreotit, vështruar nga afër, gjatë provës më të tmerrshme që iu desh të përballonte. Tanimë avokatja Xhulia Bonxhorno, veç punës në profesionin e vet, i është futur edhe politikës, duke pasur indirekt edhe përkrahjen e ish-klientit të saj. Në zgjedhjet e fundit të 9 prillit 2006 në Jtali, ajo është zgjedhur edhe deputete e Parlamentit italian si anëtare e Partisë Aleanca Nacionale.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.