Udhetim Ne Malin E Shenjte

Udhetim Ne Malin E Shenjte

B13943
Out-of-Stock
500 Lekë
Nikos Kazanzaqis
ISBN: 9789928113181
Publisher: Zenit
Publication Year: 2013
Number of Pages: 104

Nikos Kazanxaqis mbetet një prej prozatorëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar, romancieri, pa dyshim, më i lexuar grek përtej kufijve të gjuhës së vet dhe, me sa është vënë re, ndër më të dashurit për lexuesit tanë.
... Le të kemi parasysh se kur ishte për herë të parë ndër kandidatët kryesorë të çmimit Nobel, ai ende nuk i kishte shkruar ato pesë a gjashtë romanet për të cilët në të ardhmen do t'i nderohej më së shumti emri.
Faqet që i jepen nëpërmjet këtij botimi lexuesit shqiptar, ky stërnip i denjë i El Grekos, i shkroi pak muaj para se vdekja t'i ngrinte frymës së tij vërshimtare më të pakapërcyeshmen e digave. I shkroi duke u mbështetur në ditarin që kishte mbajtur, aty e dyzet e ca vjet më parë, gjatë një udhëtimi në Malin e Shenjtë, së bashku me mikun e tij më të ngushtë, poetin e jashtëzakonshëm, Angjelos Siqelianos.
... Disa nga faqet më të shkëlqyera që la pena e tij. Gjë që shpresoj ta vërejë vetë lexuesi ynë, i cili ka për të gjetur, edhe këtu, Kazanxaqisin që ka njohur dhe temën më të rrahur prej tij: përballjen e vështirë dhe marrëdhënien e ndërlikuar mes njeriut dhe Zotit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.