Albtrans Top Sekret

Albtrans Top Sekret

B17798
Out-of-Stock
800 Lekë
Lorenc Nenshati
ISBN: 9789928219237
Publisher: Botart
Publication Year: 2016
Number of Pages: 190

Njerëzit me mend, që e kishin ndjerë nga afër hapjen e Albtrans-it atëherë, u sugjestionuan për momentin. Nuk është rastësi që në atë kohë asnjë fjalë nuk u fol për këtë bashkëpunim me kapitalin e huaj, sepse njerëzit, nga gëzimi kishin frikë ta përmendnin. Kishin frikë se mos prishej. Ata nuk i prekte fare fakti që Albtrans-i do të inkurajonte tregun e zi dhe kontrabandën e cigareve te fqinji më i zhvilluar që kishim, te Italia. Siç dukej, i kishte ardhur koha postulatit “Secili për vete dhe Zoti për të gjithë!”.
Thuhej gjithashtu që Komandanti e dinte mirë se kjo kontratë do të shkaktonte reaksion, ndaj dhe e pati gati justifikimin para kolegëve atje lart, se ndërmarrja tregtare Albtrans do të jetë një ndërmarrje sekrete, që do të kamuflojë një “Pikë të Avancuar të Zbulimit të Shtetit”, e cila do të organizohet brenda saj. Alibia, po ta emërtojmë kështu, mishëronte një taktikë gjoja për çarjen e murit imagjinar të “rrethimit të egër kapitalisto-revizionist”. Ky mendohet të kishte qenë argumenti më i pranueshëm për t’i bindur “shokët e tij” të Partisë për Pse-në e shkeljes së parimit “Me forcat tona”...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.