Kujtime 1939- 1944

Kujtime 1939- 1944

B18609
1.000 Lekë
Mustafa Greblleshi
ISBN: 9789995635320
Publisher: Cabej
Publication Year: 2017
Number of Pages: 148

Një libër i rrallë që skanon gjendjen e Shqipërisë në kohën e pushtimit nazi-fashist, parë nën optikën e një intelektuali të ri të asaj kohe, një shkrimtari të spiktatur dhe një shqipëruesi me vlera të rralla. Botimi është paraprirë me një parathënie nga Ismail Kadare Një mémoire i Mustafa Greblleshit, gazetar, shkrimtar dhe përkthyes, në të cilin ilustrohen me thjeshtësi ndjesitë që një 17 vjeçar si Mustafai pati kur Italia pushtoi Shqipërinë dhe deri kur na pushtoi diçka ma e keqe siç ishte regjimi që autorit ia pushkatoi te atin pa gjyq. Rrëfimet e jetës intelektualr të Tiranës së viteve '30, ne Hotel Dajti apo tek Pazari i Ri kontekstualizohen në kohë me lajmë të shkurtra nga fronti. "Kujtime 1939-44" ështe padyshim një liber që aftëson lexuesin me një këndvështrim tjetër për si ta shohim dhe ta lexojmë të kaluarën. Parathënie nga Ismail Kadare: “Mustafa Greblleshi nuk u përmend më asnjëherë si shkrimtar gjersa vdiq i harruar më 1986. Në homazh të tij, botuesja e “Çabej”, boton Kujtimet, ’39-’44, nën kujdesin e Anna Shkrelit, tridhjetë vjet pas ndarjes nga jeta. Mendimi letrar shqiptar përherë e më tepër do t’u jetë mirënjohës studiuesve që janë përpjekur e vazhdojnë të përpiqen për daljen nga harresa të shkrimtarëve shqiptarë të shekullit që porsa shkoi. Harresa në letërsi është e pashmangshme, madje renditet si një nga dukuritë e domosdoshme të saj, ajo që quhet përzgjedhja e vlerave. Falë kësaj të fundit, letërsia përgatitet për jetën e saj të vërtetë, atë të ardhmen, shekulloren. Këtu nuk bëhet fjalë për këtë harresë të natyrshme, por për harresën e dhunshme, shkaktuar prej egërsisë së një epoke, prej cinizmit, burgjeve dhe prangave të saj. Do të mbeten të pashlyera në kujtesën e kryeqytetasve bordurat e Bulevardit të madh të Tiranës, kur fill pas rënies së komunizmit u shfaqën radhët e pafundme të librave që shiteshin drejt e në rrugë, prej njerëzve të rastit...”

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.