Aventurat E Kapiten Brekushit 1

Aventurat E Kapiten Brekushit 1

B20046
600 Lekë
Dav Pilkey
ISBN: 9789928003096
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2018
Number of Pages: 128

Xhorxhi dhe Haroldi kanë krijuar Superheroin më të madh në historinë e shkollës së tyre dhe tani do t'i japin atij jetë! Takoni KAPITEN BREKUSHIN! Emri i tij i vërtetë është i fshehtë.
Dav Pilkey Kur ishte në shkollën fillore, kishte vazhdimisht telashe për shkak se bënte rrengje, shaka dhe krijonte libra qesharakë me karikatura. Në klasën e dytë, ai shpiku personazhin e tij më famëmadh (ose, më famëkeq), KAPITEN BREKUSHIN! Shkrimtari i shumëpëlqyer dhe ilustruesi fitues i Medaljes Caldecott, Dav Pilkey, u jep lexuesve të vegjël një aventurë të mrekullueshme me këtë libër jashtëzakonisht zbavitës, plot veprim dhe që lexohet me lehtësi. Me vizatimet e bukura në çdo faqe, Aventurat e Kapiten Brekushit është një libër i përshtatshëm si për fillestarët ashtu edhe për lexuesit më të rritur. Dhe librat e tjerë humoristikë bestseller të Dav-it do t'i bëjnë me siguri edhe lexuesit më shpërfillës të qeshin për orë të tëra.
Mësuesi, i tha: - Bën mirë të ndryshosh rrugë, djalosh, sepse nuk mund ta kalosh gjithë jetën duke krijuar libra të tillë qesharakë.
Por, Davi nuk ishte nga ata që u dëgjon koka!

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.