Nevermur Sprovat E Morigana Krout

Nevermur Sprovat E Morigana Krout

B20301
1.000 Lekë
ISBN: 9789928083685
Publisher: Mediaprint
Publication Year: 2018
Number of Pages: 96

Morigana Krou është një fëmijë i mallkuar.
E lindur natën e Errësirës, nata më fatkeqe për të lindur një fëmijë, Moriganës ia hedhin fajin për të gjitha fatkeqësitë që ndodhin në qytet, nga rënia e breshrit deri te sëmundjet e banorëve, dhe, më e keqja, mallkimi e ka paracaktuar që të vdesë në mesnatë, sapo të mbushë njëmbëdhjetë vjeç. Por, ndërsa Morigana pret fatin e paracaktuar, shfaqet një njeri i panjohur dhe i jashtëzakonshëm: Jupiter Veriu. Të ndjekur këmba këmbës nga Hordhia e Hijeve të Hirta, ai e merr me vete vajzën e vogël dhe e strehon në qytetin magjik të Nevërmurit. Pikërisht në Nevërmur, vajza e vogël zbulon se Jupiteri e ka zgjedhur që të konkurrojë për një vend në organizatën më të famshme të këtij qyteti: Shoqëria e Mrékullit. Por që të bëhet pjesë e saj, dhe të vazhdojë të jetojë në këtë qytet të jashtëzakonshëm përgjithmonë, Morigana duhet të kalojë me sukses katër sprova të vështira dhe të rrezikshme mes qindra fëmijëve të tjerë, përndryshe duhet të largohet përgjithmonë nga Nevërmuri i mrekullueshëm, ndërkohë që e pret një vdekje e sigurt. I shkëlqyer për të gjithë admiruesit e Hari Poterit, ky libër ku ngjarjet rrjedhin shpejt, ku bota imagjinare merr një energji të re që mrekullon si të vegjlit dhe të mëdhenjtë, të tërheq që nga faqja e parë deri në fjalën e fundit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.