Djali I Magjistares

Djali I Magjistares

B20744
1.000 Lekë
Kelly Barnhill
ISBN: 9789928003270
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2019
Number of Pages: 413

“Nga reja shpërtheu rrufeja që u drejtua mu në zemër të Nedit. Ai nuk pati kohë as të thërriste, as të lëvizte. Vetëm se ndjeu magjinë t’i ngjitej në lëkurë e t’i përhapej në të gjithë trupin duke vluar, rrëshqitur e futur thellë, aq thellë sa nuk kuptonte më ku mbaronte ajo e ku fillonte ai vetë.”

Kur Nedi dhe binjaku i tij rrëzohen nga trapi në lumin e tërbuar e të magjepsur, shpëton vetëm Nedi. Fshatarët janë të bindur se shpëtoi gjallë djali i gabuar. Dhe duket qartë që Nedi po rritet i dobët e i metë. Më të shumtën e kohës qëndron brenda shtëpisë e oborrit të familjes së tij. Por kur një Mbret Bandit vjen të vjedhë magjinë që i është besuar nënës së Nedit, magjistares, është Nedi ai që e shpëton magjinë dhe mbledh forcat për të mbrojtur familjen e fshatin e tij.

Ndërkohë, në një tjetër mbretëri përtej pyllit që kufizohet me fshatin e Nedit, jeton Ejni, vajza e shkathët dhe praktike e Mbretit Bandit. Atë e ndjekin pas fjalët e fundit të së ëmës: “Djali i gabuar do të të shpëtojë ty jetën dhe ti do t’i shpëtosh atij jetën”. Por kur rrugët e Ejnit dhe Nedit takohen, a do t’i besojnë ata sa duhet njëri-tjetrit që të mund të kalojnë përmes pyllit të pabesë e të ndalojnë luftën që po përgatitet të shpërthejë?
Me penë të shkathët, shkrimtarja e njohur Kelly Barnhill përdor elementet e përrallave klasike me temë magjike: gurë që flasin, një ujk që bëhet mik me njeriun e një mbret të ri lakmitar dhe i ndërthur ato në një rrëfim plot bukuri që flet për të mirën e të keqen, për dashurinë dhe urrejtjen, për magjinë dhe forcën e miqësisë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.