C'te Besh Kur Ndihesh Teper I Druajtur

C'te Besh Kur Ndihesh Teper I Druajtur

B20827
600 Lekë
Claire A.b Freeland
ISBN: 9789928286215
Publisher: Botart
Publication Year: 2019
Number of Pages: 80

Klounët bëjnë numra cirku që na bëjnë të shkrihemi së qeshuri. Veshin rroba me ngjyra të ndezura, këpucë të mëdha, paruke e kapela të shumëngjyrëshe. E ke vënë re sa u pëlqen atyre që njerëzit i shohin dhe qeshin me ta?!
Shumë fëmijë ndihen të druajtur kur të tjerët i vënë re. Por disa prej këtyre fëmijëve vuajnë vërtet kur janë në qendër të vëmendjes. Mos ngjajnë pak me ty? Nëse edhe ti ndihesh tepër i druajtur apo nervoz shumë shpesh, ose nëse nuk merr pjesë në veprimtari të këndshme ngaqë merakosesh se çfarë mund të mendojnë të tjerët, atëherë ky libër është për ty!
Udhëzuesi Ç’të bësh kur ndihesh tepër i druajtur i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre nëpër emocionet që shoqërojnë ankthin social, duke përdorur teknika që bazohen në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të mposhtin ankthin social. Në këtë mënyrë ata mund t’u gëzohen cirkut të argëtimeve dhe miqve!
Claire A. B. Freeland, Ph.d., dhe Jacqueline B. Toner, Ph.d., janë psikologe klinike në Baltimore, Maryland dhe kanë mbi tridhjetë vjet praktikë në punën me fëmijët dhe prindërit e tyre. Ato janë autore të shumë librave vetë-ndihmës për të rinj.
Janet MCDonnell është shkrimtare dhe ilustruese që jeton në Windy City. Ilustrimet e gjalla të saj shfaqen në shumë libra dhe revista për fëmijë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.