C'te Besh Kur Gabimet Te Futin Dridhmat

C'te Besh Kur Gabimet Te Futin Dridhmat

B20874
700 Lekë
Claire A.b Freeland
ISBN: 9789928286376
Publisher: Botart
Publication Year: 2019
Number of Pages: 96

Ç’të bësh kur gabimet të futin dridhmat
Udhëzues për fëmijë: si të pranojnë se nuk janë të përkryer
Eksploruesit eksplorojnë vende në të cilat ata nuk kanë qenë kurrë më parë. Atyre mund t’u duhet njëfarë kohe derisa t’i bëjnë zbulimet e tyre. Ata mund ta kenë të vështirësi t’i kuptojnë hartat. Ata mund të ndjekin shtigje të gabuara apo të marrin kthesa të gabuara. Ka raste që ndonjëherë atyre u duhet t’ia nisin nga e para të gjithë ekspeditën!
Sikur eksploruesit të mos i kishin pranuar gabimet e tyre dhe të mos kishin vazhduar përpara, ndoshta ata kurrë nuk do të kishin bërë ndonjë zbulim! Të duket e njohur me veten? Nëse e ke problem të pranosh gabimet, nëse përpiqesh të kesh vazhdimisht të drejtë, ose nëse shqetësohesh se nuk do të jesh i mirë sa duhet, ky libër është për ty!
Udhëzuesi Ç’të bësh kur gabimet të futin dridhmat i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që fshehin frikën e të bërit gabime duke përdorur strategjitë dhe teknikat e bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për t’u përballur me gabimet... në mënyrë që të eksplorojnë territore të reja pa frikë!
CLAIRE A. B. FREELAND, Ph.D., dhe JACQUELINE B. TONER, Ph.D., janë psikologe klinike në Baltimore, Maryland me mbi tridhjetë vjet përvojë secila në praktikën private në punën me fëmijë dhe prindër.
JANET McDONELL është shkrimtare dhe ilustruese e cila jeton në periferinë e qetë të Wind City-t. Ilustrimet e saj gjenden në shumë libra dhe revista për fëmijë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.