Djali Qe U Be Tullumbace

Djali Qe U Be Tullumbace

B20892
Out-of-Stock
250 Lekë
Vangjush Saro
ISBN: 9789928130846
Publisher: Erik
Publication Year: 2017
Number of Pages: 48

Novela gazmore “Djali që u bë tullumbace”, është një parodi për kohët moderne dhe jetën sendentare. Rrëfimi vizaton, për lexuesit e çdo moshe, disa ditë të çuditshme nga jeta e një fëmije, i cili është i dhënë me tepri pas kompjuterit dhe të ngrënit. Personazhi, Roni, të cilin llastimet e kanë çuar pothuaj në një botë tjetër, fillon e ndjen ndryshime të papërfytyrueshme në veten e vet. Ai vë re se po shëndoshet, po fryhet, rënkon pareshtur; e megjithatë, gjithçka përqark i duket e ngrënshme. I habitur gjatë gjithë kohës, i gjendur midis realitetit dhe fantazisë, për më tepër në një ballafaqim me “modelin” e shtuar të obezit - llogaritari Poli, një krijim i imagjinatës së djalit - Roni i vogël fillon të kuptojë se dikur duhet të ndalet…
Novela ndjek linjën e tjetërsimit të personazhit qendror, gjithnjë në kërkim të gjumit dhe të qeseve me ëmbëlsira, deri në çastin që ai bëhet i ndërgjegjshëm se po i ndryshon jo vetëm trupi, por edhe humori. I përndjekur nga figura e sajuar e xhaxhi Polit - një gjetje që intrigon ngjarjet në novelë - djali i vogël ndjen nevojën për një jetë tjetër, në të cilën ai të jetë i çilruar nga mbipesha dhe pasionet kulinare. Finalja e noveles vjen natyrshem, si fundi i nje loje, në të cilën personazhi ishte gjendur sa për faj të tij, aq edhe si njëlloj viktime e jetës sedentare.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.