Gomar Apo Kaproll?

Gomar Apo Kaproll?

B20893
Out-of-Stock
250 Lekë
Vangjush Saro
ISBN: 9789928130754
Publisher: Erik
Publication Year: 2017
Number of Pages: 44

Fabulat, që kanë në themel një ndodhi tipike, një anekdotë, ku “protagonistët” janë në një raport konfliktual, grotesk, midis tyre, për arsye të “karakterit”, të sjelljes apo moralit të ndryshëm të tyre, dallohen edhe për mënyrën apo formën e shprehjes së moralit. Në to, qëndrimi i autorit ndaj “konfliktit” është i drejpërdrejtë, i shprehur në formën e sentencës moralizuese nga vetë autori. Në këto fabula, sentenca morale është thelbi, jo vetëm i brendisë, por edhe mjeti artistik që ftillon qëllimin dhe humorin e fabulës. Në këtë vëllim, mbizotërojnë fabulat, në qendër në qendër të cilave nuk është anekdota, si zakonisht;përparësor,është përshkrimi i një çasti konkret të natyrës, trilli i motit që zbulon edhe zgjidh raportet midis “personazheve” (zog, kafshë, gjethe); pësimet e tyre nga ky trill i natyrës, apo nga një gjendje e përftuar për shkaqe e motive të ndryshme, krijojnë edhe situatën komike.Në këto fabula, është në themelngjarja, situata, natyra;si të thuash, atoe “ndëshkojnë vesin” (mburrjen, mendjemadhësinë, etj.); morali këtu nuk shqiptohet fare, por nënkuptohet nga thurrja, përshkrimi i kësaj ndodhie që na rrëfen autori.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.