Sekreti I Binjakeve

Fairy Oak 1 : Sekreti I Binjakeve

B20952
1.000 Lekë
Elisabetta Gnone
ISBN: 9789928292148
Publisher: Dituria
Publication Year: 2019
Number of Pages: 282

"LIBRI I PARË MAGJEPSËS I TRILOGJISË.
Aventurat e jashtëzakonshme të dy motrave, që i bashkon një dashuri më e fortë se çdolloj fuqie tjetër. Fairy Oak është një fshat magjik dhe i lashtë, i fshehur në mjegullat e kohëve të paharrueshme. Nëse niseni ta kërkoni, do t’ju duhet të udhëtoni mes maleve skoceze dhe kodrave normane, nëpër luginat e lulëzuara të Bretanjës, mes livadheve të gjelbra irlandeze dhe gjireve të oqeanit.
Në fshat banojnë krijesa magjike dhe njerëz pa fuqi magjike, por është e vështirë t’i dallosh nga njëri-tjetri, sepse magjistarët, shtrigat dhe banorët e zakonshëm kanë jetuar në shtëpitë e gurta aq gjatë, saqë me kalimin e kohës askush nuk e vë më re se tjetri është ndryshe dhe të gjithë ngjasojnë nga pak. Përveç zanave, që janë të vogla-të vogla, të shndritshme dhe... fluturojnë.
Kjo histori rrëfehet nga njëra prej tyre dhe tregon aventurën e jashtëzakonshme të dy motrave binjake, Vaniljes dhe Pervinkës...
Qysh prej mijëra vitesh, pikërisht në mesnatë, në shtëpitë e Fairy Oak ndodh diçka magjike: zana të vogla të shndritshme u rrëfejnë fëmijëve histori me shtriga syëmbla, të dashura e të kujdesshme. E pazakontë, apo jo?! Të gjithë e dinë që zanat dhe shtrigat nuk shkojnë dhe se fëmijëve nuk u pëlqejnë aspak shtrigat. Por ndodhemi në Luginën e Sheshnajgjelbrës, në fshatin Fairy Oak dhe aty gjërat shkojnë ngaherë cazë më ndryshe…
"

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.