Udhetimi I Mrekullueshem I Poliksenes

Udhetimi I Mrekullueshem I Poliksenes

B21007
Out-of-Stock
900 Lekë
Bianca Pitzorno
ISBN: 9789928292216
Publisher: Dituria
Publication Year: 2019
Number of Pages: 365

"Historia e fëmijës së humbur, të rritur larg prindërve dhe pastaj të gjetur sërish, është një temë e rrahur në shumë nga romanet e shekullit XIX. Siç duket, në historinë e njerëzimit, të gjithë prindërit kanë pasur frikë se mos i humbasin fëmijët e tyre dhe të gjithë fëmijët e kanë përjetuar këtë frikë. E, për fat të keq, kjo ngjet shpesh, si në përrallën e Gishtos, të cilin babai dhe nëna nuk “e humbin”, por e braktisin, sepse janë shumë të skamur.
Dhe çdo fëmijë i braktisur, prindërit që nuk i ka njohur kurrë, i përfytyron si njerëz të pasur e të rëndësishëm, nga të cilët dikush i ka rrëmbyer.
Romane me histori të tilla, të rrëfyera në variante të ndryshme, kam lëçitur shumë. Aq shumë, saqë m’u mbush mendja të argëtohesha vetë dhe bashkë me mua lexuesit e vegjël, duke shkruar një histori tjetër, me shumë aventura, për udhëtimin e mrekullueshëm të Poliksenës.
Poliksena nuk merr nga murgeshat që e kanë gjetur të vogël, vetëm një shenjë “njohjeje”, por disa. Dhe në rrugëtimin e vet, has një mori njerëzish që “mund” të jenë nëna ose babai i saj, por çdo gjurmë del e rreme.
Poliksena i përçmon të tjerët dhe, sikurse shumë bashkëmoshatare të saj sot, ëndërron të jetë princeshë. Princesha e vërtetë është më e arsyeshme sesa ajo, kurse vajza e tretë që është princeshë, ndërkohë, e ka mësuar se kur pasuria dhe pushteti keqpërdoren, mund t’i bëjnë të tjerët të palumtur dhe skllevër. "

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.