Pax 1 Skeptri I Nemave

Pax 1 Skeptri I Nemave

B21033
Out-of-Stock
500 Lekë
Asa Larsson
ISBN: 9789951693493
Publication Year: 2019
Number of Pages: 153

Në qytetin e vogël suedez Mariefreda nisin të ndodhin gjëra të çuditshme. Forca të liga përpiqen të pushtojnë bibliotekën magjike, sekreti i së cilës është ruajtur me qindra vjet. Rojtarët Estrida dhe Magnari ia kanë kushtuar gjithë jetën bibliotekës, por ndërsa ata plaken, edhe mbrojtja e bibilitekës dobësohet.
Vëllezërit Alriku dhe Vigoja vijnë në Marifreda si fëmijë të marrë në përkujdesje, sepse e ëma e tyre ka probleme me alkoolin dhe nuk mund të kujdeset për ta. Vëllezerit duket se janë të përzgjedhurit që do të ndihmojnë në mbrojtjen e bibliotekës kundër forcave të liga që duan ta pushtojnë. Alrikut dhe Vigos u duhet të përdorin forcë dhe dinakëri për t’i mundur gjitha krijesat e mbinatyrshme që zgjohen nga gjumi në qytetin e tyre.
Në shkollë kanë një bandë djemsh që nuk i lë të qetë. Kanë edhe një mama për të cilën i merr malli, por që nuk ia kanë besën. Dhe u duhet edhe të luftojnë me vetveten, me atë tërbimin që u shpërthen në krye, apo dorën që zgjatet dhe vjedh pa u menduar. Koha pulson dhe terri po vjen. Tashti fillon gjithçka!
PSE TITULOHET PAX?
Biblioteka magjike e librave PAX ndodhet nën tokë, poshtë kishës në MAriefreda. Para 500 vjetësh aty ndodhej një manastir me emër PAX Mariae, që në latinisht do të thotë Paqja e Maries. Qyteti Mariefreda (që edhe në suedisht do të thotë Paqja e Marias) e ka marrë emrin pra nga manastiri.
Përveç kësaj, detyra e Alrikut dhe Viggos është të ruajnë paqen në Mariefreda, bile në gjithë botën.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.