Djali Dhe Ishulli

Djali Dhe Ishulli

B21260
500 Lekë
Hodo - Labian Baba
ISBN: 9789928084224
Publisher: Mediaprint
Publication Year: 2019
Number of Pages: 172

Kjo histori flet për një djalë të vogël, që ka pothuajse moshën e autorit që ka shkruar këtë libër. Por natyrisht nuk është historia e tij sepse djaloshi për të cilin do t`ju tregojmë, ka jetuar më shumë se një shekull më parë dhe aventurat e tij ndodhën atëhere kur detet tona nuk ishin kaq të populluara me njerëz, plazhe, shtëpi e hotele ku sot shkojmë me pushime. Aventurat e tij kanë ndodhur kur njerëzit ende udhëtonin me karroca dhe anijet nga portet niseshin rrallë e udhëtonin shumë ditë për të ndaluar në një vend të caktuar, ku ditët kalonin më ngadalë dhe ngjarjet mbaheshin mend më shumë, ku njerëzit ecnin për ditë të tëra dhe kalendari nuk kishte rëndësi për të gjithë.
Po çfarë i ndodhi Riçardit në udhëtimin e tij? Për ku ishte nisur ai? Dhe ku përfundoi?
Zbulojeni në këtë histori, shkruar sa me naivitet e pastërti, aq edhe me qartësi, ku një gjysh e një nip, jetojnë aventurën që kurrë s`e kishin menduar së bashku, në një prej ishujve të bukur të Shqipërisë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.