Aventurat E Pazakonta Te Shegertit Te Vogel

Aventurat E Pazakonta Te Shegertit Te Vogel

B21325
Out-of-Stock
600 Lekë
Ivana Brlic - Mazuranic
ISBN: 9789928310033
Publisher: Pegi
Publication Year: 2019
Number of Pages: 134

“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël”, botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlic-Mažuranic.
Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të krijojë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë të cilave do të hasë shumë njerëz të jashtëzakonshëm dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këto që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë nuk ka gjë që s’mund ta arrish.
Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie.
“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël” është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.