Qiellthyesi

Qiellthyesi

B21724
800 Lekë
Kenneth Oppel
ISBN: 9789928292483
Publisher: Dituria
Publication Year: 2020
Number of Pages: 356

"Në këtë vazhdim befasues të romanit fantastik Bir i qiellit, fitues i çmimit Governor General, gjashtëmbëdhjetëvjeçari Met Kruiz, fluturon më lart se sa e kishte ëndërruar ndonjëherë. Ish-muço në aerostatin Aurora, tani student në Akademinë Ajrore në Paris, ai po kryen një trajnim dy-javor në një anije ajrore ngarkesash, kur kapiteni i tij sheh një aerostat legjendar fantazmë, Hiperionin. I humbur në një stuhi në agim të epokës së aviacionit, për Hiperionin që lundron në re që prej 40 vjetësh, ekzistojnë legjenda sikur ai mbart një thesar të madh. Papritmas Meti është i vetmi njeri, që njeh koordinatat e tij.
Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.
Duke e lexuar këtë libër, të kujtohen mitet e Ikarit dhe Prometeut, si dhe aventurat klasike të librit 20 000 lega nën det. Qiellthyesi është i mbushur me mister, me aksion dhe me ndjenja: përpara ngjarjesh të tilla, deri ku mund të arrijnë kufijtë e ambicies njerëzore, do të pyesë lexuesi.
Me piratët, përbindëshat e qiellit dhe shpirtrat e shqetësuar, për të mos përmendur makinat fluturuese të çuditshme, të denja për të zënë vend në një muze aviacioni, Qiellthyesi tregon sërish se fama e Kenneth Oppelit si autori kryesor i romaneve fantastikoshkencore për fëmijë e të rinj në Kanada, është më se e vërtetë.
"

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.