Princi Alien 3 : Fantazmat E Planetit X

Princi Alien 3 : Fantazmat E Planetit X

B21807
400 Lekë
Miranda Martin
ISBN: 9789928250506
Publisher: Jonalda
Publication Year: 2020
Number of Pages: 132

Udhëtimi për në plantetin ku e prisnin nuk ishte i lehtë. Një jetë e panjohur për Sarën por edhe me shumë të papritura. Atje, në planetin ku kishte lindur dhe që e prisnin, Autorja na tregon se nuk jetonin njerëz si në tokë por qenie që herë merrnin pamjen e njerëzve toksorë, herë të padukshm, magjistarë, dragonjë, fantazma, zota të qiellit e të tokës, të detrave, të dragonjve, të magjistarve etj.
Një rrugë që, për personazhin kryesor të romanit, kalon nëpër të panjohura por që shoqëruesi i saj, i cili, në të vërtetë, është një kryemagjistar i shfaqur si njeri, e mbron, e këshillon, e drejton por edhe e provokon, për t'ja bërë rrugën sa më të lehtë, që të arrinte në vendlindjen e saj.
Ndërsa personazhi kryesor i romanit, adoleshentja Sara, priste me padurim të takonte nënën, e cila ishte Mbretëreshë në atë planet, nuk e priste që ftohtësia dhe armiqësia e saj të ishte më e keqja e mundshme...
Pas shumë ngarkesave emocionale dhe skenave tërheqëse, të cilat lexuesi i ndesh në dy librat e parë të kësaj serie, në librin e tretë, etja për ta mbaruar leximin sa më parë është bashkëshoqëruese në çdo paragraf, faqe dhe kapitull...
Autorja, që njeh mire realitetin toksor, i vendos ngjarjet në planetin tjetër me fantazi tërheqëse dhe të pranueshme për lexuesit në moshë adoleshente dhe rinore.
Një libër që mjafton ta fillosh për ta lexuar, por që nuk të lë të ndahesh pa e mbaruar...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.