Frenki Peshku Dhe Valixhja Sonike

Frenki Peshku Dhe Valixhja Sonike

B21835
Out-of-Stock
990 Lekë
Peter Helliar
ISBN: 9789928303288
Publisher: Argeta Lmg
Publication Year: 2020
Number of Pages: 280

Seria e hareshme dhe më e shitur e librave për udhëtimet në kohë!
Cfarë do të bënit ju, gjyshi juaj noprando të krijonte një makinë kohe dhe gabimishtë do të shuante tërë familjen tënde? Nëse do të ishit FRENKI PESHKU, ju do të rendnit më shpejt sesa koha për ta shpëtuar familjen tuaj!
Një aventurë e këndëshme, e paparë dhe tepër argëtuese!
Pak para se të njihemi me Frenki Peshkun
Një mëngjes, një plak me një grremç në vend të dorës parkoi makinën e tij të dashur ngjyrë blu para furrës së bukës.
Ai hyri brenda që të blinte bukë dhe u largua pak më vonë me një çantë që lëkundej lehtë në grremçin e tij. Duke turfulluar tërë rrugës, plaku ndaloi që t'i gërthiste një pëllumbi që rrinte sipër makinës së vet. Pëllumbi lëshoi diçka nga të ndenjurat e tij me pupla, gjë që e bëri plakun të sokëllinte.
Duke sharë nëpër dhëmbë, plaku hapi derën e makinës dhe u fut brenda. Ai vuri rripin e sigurimit, kontrolloi pasqyrën e pasme dhe, i kënaqur, ndezi motorin e makinës.
Pastaj ai e ngau makinën e tij të dashur ngjyrë blu drejt përpara, DUKE U PËRPLASUR me dritaren e furrës së bukës.
Askush nuk u dëmtua. Bukëpjekësi mbeti si i shushatur. Makina u shkalafit.
Plaku, i parkuar tashmë brenda furrës së bukës nën tulla, bukë dhe kekë, është Alf Peshku dhe kjo ngjarje e çuditshme mund të ndryshojë gjithë historinë e botës.
E si kështu? Po ju dëgjoj tek pyesni.
Që ta zbuloni, do t'ju duhet të vijoni leximin...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.