Motra Prej Debore

Motra Prej Debore

B22447
1.000 Lekë
Maja Lunde
ISBN: 9789928317506
Publisher: Botimet Jozef
Publication Year: 2020
Number of Pages: 188

"Po afron Krishtlindja, e cila përkon me ditëlindjen e Kristianit. Zakonisht kjo është dita më e bukur e vitit, kur pema e Krishtlindjes zbukurohet dhe qirinjtë janë ndezur, ajri mbushet me aromën e portokallave dhe bukës së xhenxhefilit dhe zjarri kërcet në vatër. Por këtë vit, asgjë nuk është si më parë. Kristiani dhe familja e tij janë të hidhëruar për humbjen e motrës së tyre të madhe, Juna, dhe ai mendon se ata nuk do ta festojnë Krishtlindjen këtë vit.
Por, një ditë Kristiani takon Hedvigën e gëzuar. Ajo i kujton atij sa e bukur mund të jetë Krishtlindja dhe ai fillon të besojë se gjithsesi mund të ketë Krishtlindje edhe për familjen e tij.
Por ka diçka misterioze në shtëpinë ku jeton Hedvig. Kush është plaku i çuditshëm që vazhdon të shfaqet? Dhe çfarë fsheh në vetvete Hedvig?
Kjo histori Krishtlindjesh, në 24 kapituj, krijon atmosferën magjike që ju mund ta keni hasur edhe tek “Himni i Krishtlindjeve” i Charles Dickens ose te përrallat e Andersenit. Autorja e suksesshme norvegjeze Maja Lunde dhe ilustruesja Lisa Aisato janë krijueset e këtij libri emocionues dhe të bukur, i cili është i përshtatshëm për adhuruesit e Festave të Fund Vitit të të gjitha moshave."

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.