Pirati I Yjeve

Pirati I Yjeve

B23188
800 Lekë
Kenneth Oppel
ISBN: 9789928335975
Publisher: Dituria
Publication Year: 2021
Number of Pages: 373

Vazhdimi i librave Bir i qiellit dhe Qiellthyesi...
Më në fund, Met Kruzi është në timon...
Edhe pse është thjesht një punë vere dhe ai drejton një aerovinç modest, Meti është i emocionuar që është pjesë e vogël e diçkaje kaq të madhe. Me çdo ngarkesë, ai ndihmon në ndërtimin e Kullës Qiellore, portës së jashtëzakonshme të Parisit për në hapësirë. Por vera idilike e Metit nuk e ka të gjatë... Ai i shpëton për një fije një sulmi vdekjeprurës nga babelitët fanatikë, të cilët duan të ndalojnë me çdo kusht që njerëzit të arrijnë hapësirën. Më keq akoma, netëve të kaluara duke vështruar yjet me Kejt De Vrisin u vjen fundi kur ajo kthehet në qytetin e Lajënsgejtit me kërkesë të prindërve. Është koha që ajo të mendojë për t’u martuar.
Por pastaj një shans që të vjen një herë në jetë ndez shpresat e Metit për të fluturuar sërish nëpër qiej. Kanadaja dëshiron të jetë e para që të shkojë në hapësirë, dhe Ministri kanadez i Ajrit i ka kërkuar Kejtit të bëhet pjesë e ekspeditës së parë si eksperte e zoologjisë ajrore. Ka edhe një vend për Metin - nëse ai do të arrijë të kalojë testet rraskapitëse për t’u bërë një nga astralnautët e parë të botës në bordin e Yllngjitësit, anijes ajrore të jashtëzakonshme. Është një garë mes më të mirëve, dhe Meti është i vendosur për të qenë pjesë e aventurës. Por a do t’ia dalë mbanë? Dhe nëse zgjidhet për të qenë pjesë e ekuipazhit, a do të arrijnë ata të kthehen sërish në Tokë?

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.