24 Dite Ne Rrjeten E Merimanges

24 Dite Ne Rrjeten E Merimanges

B23261
850 Lekë
Kai Pannen
ISBN: 9789928084774
Publisher: Mediaprint
Publication Year: 2021
Number of Pages: 96

Një mëngjes të bukur dhjetori, Bizu përfundoi drejt e në rrjetën e zemërakut Mangu: Darkë më të mirë festive nuk kishte! I mbështjellë përsosmërisht, siç vetëm merimangat dinë të paketojnë, i duhet të presë varur në një cep të rrjetës derisa të vijnë Krishtlindjet. Bizu ka vetëm 24 ditë kohë t’ia ndryshojë planet Mangut dhe po aq ditë t’ia bëjë kokën daulle…
Bizu dhe Mangu kanë shumë për t’u treguar fëmijëve: një miqësi e bukur mund të lindë dhe në rrethana nga më të paimagjinueshmet; pse është e rëndësishme ta ndihmojmë njëri-tjetrin; nuk është aq e vështirë të mposhtësh frikën, veçanërisht kur në krah ke dikë që të mbështet dhe të jep kurajë; vetmia të privon nga shumë gjëra të bukura, që të ofron jeta dhe liria.
24 ditë në rrjetën e merimangës? Kushedi sa e mërzitshme duhet të jetë! Kështu mendojnë edhe Mangu, merimanga trashaluqe që ka endur rrjetën, me Bizun, mizën mendjehollë dhe të pakujdesshme që ngec brenda saj.
Bizu dëshiron të largohet një orë e më parë, por Mangu ka të tjera plane. Ai më në fund ka siguruar darkën e Krishtlindjes.
A do t’i durojë Mangu vallë llomotitjet e Bizut fjalëshumë aq gjatë?
Po Bizu do t’i nënshtrohet aq lehtë dhe pa luftuar fatit të tij?
Kanë 24 ditë për t’u njohur më njëri-tjetrin, 24 ditë për të zbuluar diçka më shumë për njëri-tjetrin, 24 ditë për të ndryshuar diçka ose edhe shumë nga njëri-tjetri.
Një histori interesante që të rrëmben me gjuhën e përzgjedhur, humorin e hollë dhe ilustrimet e gjalla.
Një takim zbavitës dhe argëtues i dy botëve nga zinxhiri ushqimor. Situata, biseda, dialogë e batuta që të bëjnë të vësh buzën në gaz, por jo rrallë edhe të kredhin në mendime.
Krahas shumë veprimeve të vogla, përjetimin e të cilave e përforcojnë edhe ilustrimet e gjalla e të arrira, është edhe një histori që të prek e të trazon.
Njihuni me Mangun dhe Bizun e do ta shihni edhe vetë që do të zënë një vend në zemrat tuaja.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.