Katitzi Arratiset

Katitzi Arratiset

B24050
500 Lekë
Katarina Taikon
ISBN: 9789928366283
Publisher: Dituria
Publication Year: 2022
Number of Pages: 69

Është viti 1941: gjithë bota zien nga lufta; Norvegjia e Danimarka vuajnë nën pushtimin gjerman. Familja e Katitzit, vazhdimisht shpërngulet nga një vend në tjetrin, tani është vendosur në Norrland, në veri të Suedisë. Eshtë vjeshtë, pemët kanë zënë të ndryshojnë ngjyrë e ditët janë më të shkurtra. Babai është i frikësuar se mos, atë bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes, i çojnë në Gjermani, ku edhe romet i mbyllin në kampe përqendrimi. Jeta në kamp është bërë më e vështirë. Babain nuk e kanë lejuar që të ngrejë parkun e lojërave dhe familja duhet ta sigurojë jetesën duke prerë dru në pyll. Asgjë s'është si më parë. E, si të mos mjaftonte lufta, Katitzi ndihet e dëshpëruar edhe për një arsye tjetër: njerka, gruaja e dytë me të cilën është martuar babai i saj, sillet keq me motrat e vëllain, veçanërisht me Katitzin. Jeta në kamp është bërë e padurueshme për vogëlushen, ndaj, si një vajzë sypatrembur e me shpirt aventure, Katitzi i hyn një aventure të re: do të shkojë të gjejë Mamin, teton që u kujdes për të pas vdekjes së nënës, e cila i ka thënë që jeton në një shtëpi të moshuarish në Uppsala.
Të gjithë jemi sy e veshë dhe gati të ndjekim Katitzin tek endet herë në këmbë, herë sipër një qerreje apo një kamioni, tek fle në stallë e shëtit udhëve pa fund te qytetit të madh e mahnitës të Uppsalas për të rënë në gjurmët e tetos së dashur, që për të është burim qetësie e ngushëllimi...

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.