Thembra E Akcilit

Thembra E Akcilit

B10066
600 Lekë
Agron Tufa
ISBN: 9789995608378
Publisher: Zambaku
Publication Year: 2009
Number of Pages: 256

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë. Kështu, përgjatë afro dy vjetëve kur u shkruan prozat e shkurtra të këtij vëllimi (2007-2009) interesi im krijues ka qenë kërkimi i një forme sa më të përshtatshme shprehëse dhe komunikuese, duke patur si impuls parësor jo më imagjinatën e pastër letrare, sikundër ndodh në poezitë, romanet, tregimet apo novelat, por me të ashtuquajturën "lëndë e gjallë", e përftuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me realitetin. Pra, ndryshe nga procedimet e kulluara letrare, në këto proza jam përpjekur të paraqes atë realitet që kam parë dhe që e njoh mirë dhe vetëm në bazë të këtij materiali të vërtetë, të mund të krijoj një kornizë letrare të përshtatshme, duke shpalosur trajektore të shkurtra përjetuese, meditative dhe alegorike. Nëse në krijimtarinë e kulluar letrare përparësi ka qenë imagjinata, në këto proza të shkurtra përcaktues është realiteti konkret i përjetuar drejtpërdrejt apo tërthorazi, me ndërmjetësinë e një tjetri, të ngjashëm me mua apo me lexuesin. Nxitje për këtë ka qenë një frazë e ndeshur në një tregim të Vladimir Nabokovit, që përmendet në njërën nga prozat: "Jeta është shumë herë më e papritur dhe më e talentuar se ne".

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.