Ne Imagjinaten Time

Ne Imagjinaten Time

B25368
1.500 Lekë
Loreta Vaso
ISBN: 9789928376770
Publisher: Toena
Publication Year: 2023
Number of Pages: 86

Sikur të shikonim botën përmes syve të fëmijëve, secili nga ne do të gjente diçka të vetën, të humbur gjatë rrugës, të transformuar nga koha, të fshehur në ndonjë cep të mendjes e të pluhurosur nga harresa. Do të gjente atë gëzimin e plotë që të mbush shpirtin e të nxit fantazinë, që të bën të kujtosh përqafimin e prindërve, përrallat e gjyshes, lojërat me shokët dhe kohët kur ditët ishin të pafundme, e kur mezi prisje të nesërmen për të mësuar diçka të re. Sikur ta shikonim botën me sytë e fëmijëve, do të gjenim atë kohë ku e pamundura ishte e mundur, ku mund të krijoje me mijëra histori me gjithçka që të entuziazmonte, histori që ende janë të fjetura brenda teje dhe presin të zgjohen, pikërisht nga buzëqeshja e një fëmije, nga shkëlqimi i syve të tyre, nga pyetjet që i drejtojnë botës. E ndonëse pyetjet nuk janë gjithmonë të njëjta, ajo ndjesia kur një fëmijë udhëton në imagjinatën e pacunguar nga rregullat e kufizimet, mbetet gjithmonë e njëjtë. Mbetet si forma më e pastër e lumturisë.
Dhe këtë ndjesi na ka sjellë Loreta Vaso në rrugëtimin
e imagjinatës së personazheve të saj të vegjël. Lumturinë që mund të bëhet e prekshme vetëm nëse
arrin ta shohësh botën përmes syve të tyre.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.