Akademia Per Krijesat Magjike E Ofelia Blumit

Akademia Per Krijesat Magjike E Ofelia Blumit

B25538
1.000 Lekë
Elisa Binda
ISBN: 9789928366924
Publisher: Dituria
Publication Year: 2023
Number of Pages: 286

Tea mezi lexon. Çfarë fati i keq, sepse për të bërë magji, ajo duhet të lexojë formula të ngatërruara magjike! Pas një aventure tjetër në klasë, që përfundon me ankesat e një shoku, Tea përjashtohet dhe, shumë e zhgënjyer, merr vesh lajmin se prindërit do ta dërgojnë në të vetmen shkollë të gatshme për ta pranuar: Akademinë Ofelia Blum për Krijesat Magjike, e njohur edhe si "akademia për krijesa me cene".
Në këtë shkollë pranohen të gjithë nxënësit që, për arsye të ndryshme, janë përzënë nga shkolla të tjera. Por drejtoresha, me syzet e saj ekstravagante dhe pamjen e rreptë, është në gjendje të shohë aftësitë e secilit prej tyre dhe është e gatshme t'i ndihmojë t'i zhvillojnë ato. Pikërisht këtu, Tea do të gjejë shokët më të mirë që mund të kishte dashur ndonjëherë: djaloshin Noa Karter, që vuan nga paraliza cerebrale, por kur shndërrohet në një gargojl është i shkathët dhe i fuqishëm; Violën, sirenë e gjallë me flokë me ngjyrat e ylberit, e paaftë të ndiejë dhimbje, Viktorin, djaloshi ujk që ka humbur gjymtyrët e poshtme, por ka mësuar të ngrihet përballë çdo vështirësie, Tesën, zanë e bukur dhe e ëmbël me autizëm, magjistarin Morgan, i cili gjen një mënyrë për të bërë magji, megjithëse belbëzon; dhe Xhonatanin, fantazma e ndrojtur që priret të gjejë strehë në jetën e përtejme.
Bashkë me ta, Tea do të mësojë të përballet dhe të kapërcejë mundësitë e veta, veçanërisht kur ujku, një magjistar shumë i fuqishëm, kërcënon fatin e të gjithë komunitetit të krijesave magjike... Mosha e leximit: nga 10 vjeç.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.