Mjegulla

Mjegulla

B25932
800 Lekë
Marta Palazzesi
ISBN: 9789928361561
Publisher: Muza Botime
Publication Year: 2024
Number of Pages: 144

Ujku ishte duke më pritur. I ulur në mes të kafazit, me sytë e mëdhenj e të qelibartë që më vështronin ngulazi.
Londër, 1880. Klei, trembëdhjetë vjeç, është një mudlark, një prej djelmoshave të shumtë të cilët për të mbijetuar gërmojnë përgjatë brigjeve të lumit Tamiz, në kërkim të objekteve për të shitur. Një ditë, në përpjekjen për t’i shpënë një tufë kartash tarot një fallxhoreje, Klei kapërcen pragun e Cirkut të Mrekullueshëm Smith & Sparrou, i cili mirëpret në kafazet e tij “ujkun e fundit të gjallë të Mbretërisë së Bashkuar”.
Kështu, kur ai ndeshet me atë krijesë me gëzof të argjendtë dhe sy të qelibartë, pothuajse nuk arrin ta besojë. Për atë, që është mësuar t’i kalojë ditët në ajër të pastër, pa asnjë kufizim, pamja e kafshës madhështore të mbyllur në atë kafaz shumë të vogël, viktimë e dhunës së zbutësit mizor Parson, është e padurueshme.
Nga ai çast, diçka ndodh te Klei: nuk ka për të gjetur prehje derisa Mjegulla, kështu e ka quajtur, nuk do të ketë përsëri lirinë e tij.
MARTA PALAZZESI është shkrimtare e librave për fëmijë dhe të rinj, përkthyese, këshilltare për botime dhe për prodhime kinematografike. Është pjesë e Qendrës së Formimit të Superheronjve, një shoqatë jofitimprurëse, e cila zhvillon seanca shkrimi krijues nëpër shkolla nëntëvjeçare dhe të mesme në Milano dhe rrethina. Aventura e Mjegullës lindi nga bashkimi i dy pasioneve të saj të mëdha: kafshët dhe historisë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.