Fshati Me 13 Sekrete

Fshati Me 13 Sekrete

B26093
900 Lekë
Nadine Debertolis
ISBN: 9789928087089
Publisher: Mediaprint
Number of Pages: 221

Tesa dhe Dimitri janë të lumtur që janë kthyer për pushime në shtëpinë e dajë Ustashit. Të apasionuar pas mistereve gjithfarësoj, atyre as që ua pret mendja që po i pret një aventurë e madhe në qiell të hapur, së bashku me Dafnen dhe Ornelën, shoqet e tyre që jetojnë aty pranë. Pasi lexojnë për një legjendë mbi të kaluarën e fshatit në një libër të vjetër, ata nisin eksplorimin e rrënojave të një mulliri të çuditshëm, të fshehur nëpër shkurre. Kur zbulojnë një mesazh të fshehur pas një guri të madh, përfshihen, shenjë pas shenje, në një gjueti të pabesueshme “thesaresh”.
A ju pëlqeu t’i zgjidhnit misteret e librit “Shtëpia me 36 çelësa”?
Do t’ju pëlqejë edhe më shumë të deshifroni misteret e “Fshati me 13 sekrete”.
Një histori plot fantazi dhe shumë tërheqëse për fëmijë dhe për të rriturit.
Përgjatë aventurave të fëmijëve, autorja ka ndërthurur edhe plot të dhëna historike, që do t’i lejojnë heronjtë tanë të rindërtojnë një legjendë vendase. Por mbi të gjitha libri vlerëson miqësinë e bukur që shohim të ndërtohet pak nga pak mes personazheve të librit.
Ilustrimet e plotësojnë më së miri rrëfimin.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.