Ne Kerkim Te Alibrandit

Ne Kerkim Te Alibrandit

B01328
Out-of-Stock
500 Lekë
Melina Marchetta
ISBN: 9992747277
Publisher: Dituria
Publication Year: 2001
Number of Pages: 192

Shumëkush mund të mos e kujtojë më, por dikur edhe italianët ishin një popull emigrant: njerëz pa një dysh, që linin çdo gjë e niseshin për të kërkuar fat “në toka shumë të largëta”. Xhozefinë Alibrandi është mbesë e dy emigrantëve sicilianë, e mbetur pezull mes dy identiteteve, komunitetit nga vjen, ende shumë i lidhur me traditat e vjetra, dhe paragjykimeve që nuk mungojnë edhe në një vend shumëkulturor si Australia. Xhozi Alibrandi është 17 vjeç, në vitin e fundit të shkollës së mesme, në një institut katolik të pasurish, falë një burse studimi. Është një shkollë vajzash snobe, me flokë të gjata e të drejta, me privilegje dhe origjinë anglosaksone, ku dallimet shoqërore dhe kulturore vlejnë shumë nën lustrën sipërfaqësore kundër racizmit politikisht korrekt. Xhozi dëshiron të jetë pjesë e kësaj bote, sepse nuk do të donte të ishte e pranuar vetëm nga dështakët dhe humbësit. Nga ana tjetër, familja e saj përbëhet nga një gjyshe e veshur me të zeza që dyzet vjeç, një mama e ngelur shtatzënë kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç, një karvan me teze dhe kushërinj. Në shtëpinë e saj ka gjithmonë diçka që nuk thuhet apo bëhet nga një “vajzë e mbarë” italiane, e cila një ditë duhet të gjejë një bashkëshort maskilist. Prandaj, ajo ndihet e asfiksuar nga rregulla dhe zakone qesharake të mbartura nga Sicilia, nga tradita që ndërhyjnë deri në atë pikë, saqë është e pamundur t’u shpëtosh. Kur pas shtatëmbëdhjetë vitesh, i ati do të rishfaqet, tashmë një avokat i afirmuar, historia pëson një përshpejtim

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.