Misteret E Sherlok Holmsit

Misteret E Sherlok Holmsit

B07467
450 Lekë
Artur Konan Dojl
ISBN: 9789994395385
Publisher: Dritan
Publication Year: 2007
Number of Pages: 320

“Aventurat e Sherlok Holmsit” është një përmbledhje prej dymbëdhjetë tregimesh nga Artur Konan Dojli, me personazh kryesor detektivin Sherlok Holms. Ky vëllim është botuar për herë të parë në 14 tetor 1892, ndonëse tregimet më vete kishin qenë botuar në revistën STRAND nga qershori i vitit 1891 deri në korrik 1892. Tregimet nuk janë në rendin kronologjik dhe të vetmet personazhe të përbashkëta në të dymbëdhjeta janë Holmsi dhe Dr. Uotsoni. Si të gjitha tregimet e Sherlok Holmsit, përveç katër syresh, tregimet e këtij vëllimi rrëfehen në vetën e parë nga këndvështrimi i Dr. Uotsonit. Në përgjithësi, tregimet te AVENTURAT E SHERLOK HOLMSIT vënë në dukje dhe përpiqen të korrigjojnë padrejtësitë shoqërore. Holmsi portretizohet si detektivi që ofron një sens drejtësie të ri, më të ndershëm. Tregimi i parë, "Skandal në Bohemi", përfshin personazhin e Irenë Adlerit, e cila, ndonëse paraqitet vetëm në këtë tregim nga Dojli, është një personazh i shquar në përshtatjet moderne të Sherlok Holmsit, përgjithësisht si një figurë që zgjon interes dashuror te Holmsi. Katër tregime të këtij vëllimi bëjnë pjesë në dymbëdhjetë tregimet e Sherlok Holmsit më të parapëlqyera të Dojlit, mes të cilëve "Aventura e Shiritit me Pika” si tregimi më i dashur për të.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.