Vilhelm Teli

Vilhelm Teli

B07948
Out-of-Stock
250 Lekë
Fridrih Shiler
ISBN: 9752665276
Publisher: Zambaku
Publication Year: 2007
Number of Pages: 72

- Mirë Vilhelm. Jeta jote dhe e djalit tënd varet nga zotësia jote. Pa provoje të godasësh një mollë mbi kokën e djalit tënd nga 100 metra largësi. Pas këtij propozimi, fytyra e Vilhelmit u zverdh e tëra. Njerëzit ishin gati për protestë dhe mezi i mbante vendi. - Imzot, mos e kërkoni nga unë një gjë të tillë! - tha Vilhelmi dhe djersët po i rridhnin nga balli. - Nuk mund t’ia bëni një babai këtë. - Babi, unë nuk kam frikë.Ti je gjuetar i zoti. Unë jam gati, - i thoshte i biri. - Mjaft! Le të fillojë spektakli, sot dua të shikoj teatër! Vilhelmi ishte zverdhur i tëri. Pa njëherë Geslerin, pastaj turmën që kishte heshtur e tëra. Nxori një shigjetë dhe e vendosi në hark. Dy ushtarë morën djalin dhe e çuan në anën tjetër të sheshit ku ndodhej një pemë. Djali u mbështet në pemë. Gotije pa të atin duke buzëqeshur.Trupi i Vilhelmit u trondit pak. E vendosi harkun në gjoks dhe e tërhoqi. Koka i ishte përkulur në drejtim të shigjetës.Të gjithë po mbanin frymën. Gratë kishin ulur sytë përtokë, ndërsa burrat nuk gjenin guximin të shikonin.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.