Gjithcka Qe Duhet Te Dini

Gjithcka Qe Duhet Te Dini

B08033
2.500 Lekë
ISBN: 9789994394456
Publisher: Aeditions
Publication Year: 2010
Number of Pages: 320

Kjo enciklopedi e mrekullueshme është një përmbledhje me dhjetë kapituj që grupojnë dhjetë çështje, si: makinat, bimët, kafshët, dinozaurët, shkenca, hapësira e të tjera. Në brendësi të këtyre kapitujve ka informacione të shumta mbi tema të shumëllojshme. Të trajtuara me një tekst të qartë, të thjeshtë dhe ndërveprues, ato shoqërohen me 2000 ilustrime të hollësishme, informuese e argëtuese, çlodhëse e angazhuese. Te “Këndi i krijimit” që gjendet në fund të shumë çështjeve të trajtuara, do të mësoni si të krijoni me duart tuaja botën e dinozaurëve, si t’i shtoni bimët me copë, si të krijoni flutura e plot eksperimente të tjera. Fjalorthi i çdo teme ju ndihmon t’i kuptoni më mirë informacionet e marra. Fëmijët do të ndiejnë kënaqësinë e arritjes në rubrikën “Tani e dini!”, që gjendet në fund të çdo kapitulli dhe që i ndihmon ata të kuptojnë se kanë mësuar vërtet “gjithçka që duhet të dinë”!

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.