Mrekullia

Mrekullia

B16638
1.000 Lekë
R.j. Palacio
ISBN: 9789928200242
Publisher: Pegi
Publication Year: 2015
Number of Pages: 376

Agustin Pullman, lindur me disa deformime të rënda në fytyrë, ëndërron të
jetë një fëmijë si gjithë të tjerët. Në vetvete ai e di se është një fëmijë i
zakonshëm, por, edhe pas 27 ndërhyrjeve kirurgjikale, kur të tjerët e shohin
për herë të parë, ata janë të detyruar të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të
fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton. “Sado të mundoheni të më
përfytyroni, ka gjasa të jem akoma më keq”, thotë ai që në faqet e para të
librit.
Ai është mësuar me vështrimet dhe me shakatë e hidhura, e megjithatë
tmerrohet kur prindërit i thonë që e kanë regjistruar në shkollë. Për shkak të
ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pamjes së tij, ai nuk ka mundur të shkojë në një
shkollë të zakonshme, por është shkolluar në shtëpi. Tani që ka mbushur 11
vjeç, prindërit e bindin që ai t'u bashkohet fëmijëve të zakonshëm dhe
kështu fillon aventura e Agit në shkollën Biçer Prep. Ky ndryshim, i vështirë
për çdo fëmijë, merr një përmasë krejt të re për heroin tonë, një fëmijë i
zakonshëm, me një fytyrë të jashtëzakonshme. A do ta besojnë të tjerët që ai
është njësoj si ata, përtej pamjes së jashtme?
Historitë me fëmijë të pazakontë janë gjithmonë torturuese. Aty bën jehonë
një lloj vetmie që trazon frikën e hershme të izolimit dhe braktisjes. Por
autorja e ka pajisur Agin me një armë sekrete të fuqishme: një familje të
ngrohtë e të dashur, të cilën shumë fëmijë "normalë" nuk e kanë. Për
shembull, me kalimin e viteve, prindërit e Agit e kanë kthyer historinë e
lindjes së tij në një lloj komedie që përshin edhe një infermiere me probleme
gastriti dhe një doktor, të cilit i ranë të fikët kur e ka parë për herë të parë.
Mbi të gjitha, vetë Agi dhe fëmijët e tjerë të romanit janë zemra e ngrohtë e
tij. Autorja ka arritur t'i kapë me shumë mjeshtëri si zërat e
njëmbëdhjetëvjeçarëve, po ashtu edhe ato të adoleshentëve, duke këmbyer
rrëfyes shpesh herë ndër kapituj.
Kështu shohim xhelozinë, fajin dhe shqetësimin e motrës adoleshente, por
edhe garën e poshtër për popullaritet mes fëmijeve të klasës së pestë.
Ngjarjet do të kulmojnë në një udhëtim me shkollën, gjatë të cilit rendi
shoqëror do të ndryshojë në mënyrë të paimagjinueshme më parë.
Ky roman përmban mesazhe të rëndësishme për të gjithë. Të rriturve u
rikujton se sa mizore mund të jetë bota e fëmijëve sidomos kur këta janë "të
veçantë" dhe se sa dhimbje mund të mbartë ajo. Ndërsa fëmijëve u jep
mesazhe ndërgjegjësimi, tolerance dhe miqësie, që në kohëra si këto tonat,
janë gjithmonë e më të rralla.
Historia e Agusit është ribotuar 40 herë në ShBA, ka shitur mbi një milion
kopje dhe ka qëndruar 97 javë në listën e librave më të shitur të New York
Times-it. “Mrekullia” ka fituar edhe disa çmime letrare: Çmimi i Librit të
Studentëve të Maine-it në 2014, Çmimi i Librave për Fëmijë Vermont's
Dorothy Canfield Fisher, Çmimi Mark Twain në 2015 dhe Çmimi Hawaii's
Nene në 2015. Së shpejti libri do të përshtatet në film.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.