Nje Ufo Ne Shkembin Fluturues

Nje Ufo Ne Shkembin Fluturues

B17768
400 Lekë
Shanon Hale
ISBN: 9789928158796
Publisher: Jonalda
Publication Year: 2016
Number of Pages: 162

Nëse e fillon, për ta lexuar, këtë libër, nuk mund të shkëputesh pa e mbaruar. Libri i shkrimtares së shquar amerikane, për fëmijë, Shanon Hale, vjen për herë të parë në shqip. Është nga më të lexuarit për fëmijë dhe me shumë vlera edukative. Ngjarjet zhvillohen me personazhe njerëz dhe jashtëtoksorë. Dy bebe aliene përfundojnë në tokë, njëra prej të cilave rritet nga një grua që nuk kishte fëmijë. Kur vajza kërkon të vazhdojë shkollën, merret nga alienët dhe, pa e kuptuar as vetë, përfundon në vendlindjen e saj. Ajo, që ishte rritur në tokë, gjeti mamanë e saj, e cila ishte mbretëreshë në planetin ku vajti. Vetë vajza është një princeshë, por këtë nuk ja tregoi askush dhe e zbuloi vetë, hap pas hapi. Vajza, lexon shumë për të mësuar sekretet, ndeshet e fiton mbi vështirësitë dhe intrigat, duke arritur që të meritojë emrin dhe autoritetin e një princeshe, por është edhe një qenie e zgjuar që shpëton planetin e saj, nga keqdashësit dhe intriguesit brenda së njëjtit lloj. Pastaj ajo vjen përsëri në tokë ku takon gruan që e rriti por, edhe gjen e merr kushërirën e saj që kishte ardhur bebe dhe ishte rritur, edhe ajo, si një vajzë tokësore. Në situata tepër intriguese dhe të vështira, princesha aliene vjen tek lexuesi si një qenie toksore, me ngjarje njerëzore, por me zgjuarësi e veti të rralla, që frymëzojnë çdo fëmijë që ka dëshirë të dijë e të arrijë shumë gjëra në jetë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.