Kebaria Vajza Qe Lexonte Bukur

Kebaria Vajza Qe Lexonte Bukur

B18579
500 Lekë
Janja Vidmar
ISBN: 9789928217417
Publisher: Dituria
Publication Year: 2017
Number of Pages: 128

Kebarie apo Kedi, siç e thërret babai i saj, është një vajzë rome, nga një kulturë tjetër, e cila shkon në një shkollë sllovene afër vendit ku jeton familja e saj. Ajo grindet shpesh me shokët e klasës, me mësuesen dhe këdo që e sheh si një rome, ndryshe nga të tjerët. Por ajo nuk ndihet mirë as në familje, sepse të gjithë i fshehin të vërtetën për të atin. Historia, e ndarë sipas ditëve të javës, është shumë tërheqëse për lexuesit e rinj. Sidomos rrëfimi dinamik dhe plot befasi nga jeta e shkollës, plot aventura dhe me një gjuhë të pasur me shprehje rome, një histori që mbart mesazhe të forta rreth dallimeve midis njerëzve dhe mirëkuptimit midis tyre, dialogut multikulturor dhe shumëgjuhësisë, duke vënë në krye vlera themelore të njeriut, si dashuria, e vërteta, besnikëria etj. Me gjithë sjelljen e vrazhdë të të rriturve, Kebaria ndihet e lirë, ajo ëndërron të bëhet mësuese me zemrën “si një libër i hapur” dhe me nxënës të cilët ajo do t’i mësojë njësoj, ngado që të vijnë...

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.