Vdekje Si Boja

Vdekje Si Boja

B18896
1.400 Lekë
Cornelia Funke
ISBN: 9789994305056
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2017
Number of Pages: 608

Ekziston një botë që merr jetë nga fjalët e lexuara me zë të lartë nga Megi dhebabai i saj, Mortimeri. Një botë e ngjyrosur, brenda së cilës ata janë zhytur që të dy, duke ngërthyer fatet e tyre me ata të ca gangsterëve të ndershëm dhe zjarrngrënësish, xhuxhë kristalesh dhe zana. Ekziston një libër që të jep pavdekësinë, që di ta kopsitë vetëm Mortimeri. Por, kur Kokëgjarpri kërkon Librin e Boshatisur, Mortimeri ia lag faqet, që ai të vdesë dalëngadalë. Dhe ndërkaq trupi i Zotërisë së Lig tretet mes dhimbjesh të tmerrshme, duke shpërthyer gjithë egërsinë e tij mbi Botën e Ngjyrosur. Ekziston një histori që ka marrë një rrugë të paparashikuar dhe mizore, por nuk ka shkrimtar që mund të vendosë për fundin e personazheve të tij. Sepse nuk është shkruar gjithçka dhe gjithkush mund ta shkruajë historinë e tij e ta ndryshojë fundin. Autorja gjermane Cornelia Funke u lind në Dorsfen, VVestfallen. Pas diplomimit, punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi. Më pas ndoqi një kurs për ilustrim librash në Hamburg. Ky pasion i hershëm i saj, bashkë me shkollimin, bënë të mundur më pas që ajo t'i ilustronte vetë librat e saj. Ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë. Librat e saj janë kthyer sakaq në bestseller. "Mbreti i hajdutëve", "Zemër si boja" dhe "Kalorësi i dragoit" janë ekranizuar. Cornelia-s i ka pëlqyer gjithnjë të lexojë libra me fantazi dhe të shkruar mirë, sidomos nga autorë anglishtfolës, si J.R.R.Tolkien me "Kryezotin e Unazave", "Kronikat e Narnias" të Lewis dhe "Piter Panin".

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.