Me Quajne Musine Kokalari

Me Quajne Musine Kokalari

B19204
600 Lekë
Persida Asllani
ISBN: 9789928029867
Publisher: Albas
Publication Year: 2017
Number of Pages: 64

Lindi në Adana të Turqisë dhe kaloi fëmijërinë në Gjirokastër, qytetin përrallor, që i dukej sikur fluturonte. Ajo është shkrimtarja e parë shqiptare, që u vlerësua që në fillim për artin e saj me nivel të lartë. Në shkrimet letrare apo ato publicistike ajo vuri në qendër gruan shqiptare tradicionale dhe shpalosi nevojën për emancipimin e vajzave. Ishte një intelektuale demokrate, antifashiste e antikomuniste e shpallur, që besonte te liria e mendimit dhe te liria e artit. Që gjatë Luftës themelon me intelektualë të tjerë Partinë Social-Demokrate. Mbas çlirimit, luftoi politikisht për mbrojtjen e lirive demokratike dhe të pluralizmit politik. Për këtë arsye, regjimi komunist e burgosi në moshën 27-vjeçare. Ajo provoi për 16 vjet tortura të paimagjinueshme në burgjet e diktaturës dhe më pas, në internim, punoi në ndërtim, mes stërmundimit, persekutimit, vetmisë dhe përgjimeve të Sigurimit të Shtetit. Megjithatë nuk e ndërpreu punën për mbledhjen e folklorit, për studime etnografike, gjuhësore etj. Deri në fund, ajo mbeti e papërkulur dhe besnike e artit të saj dhe idealit socialdemokrat. Ky libër fitoi çmimin e parë si libri më i mirë për fëmijë në Panairin e Librit 2017.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.