Hajdi

Hajdi

B19206
950 Lekë
Johanna Spyri
ISBN: 9789928029782
Publisher: Albas
Publication Year: 2017
Number of Pages: 308

“Hajdi” është një histori, që ndoshta nuk është e vërtetë, ndoshta ka ndodhur vetëm në imagjinatën e autores, por është kaq e besueshme. Hajdi është një vajzë 5-vjeçare, simbol i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta. Gojëmbël, çamarroke, e padjallëzuar, admiruese e kafshëve, luleve, e të gjitha qenieve frymuese, e bukurisë natyrore dhe njerëzore, të gjitha këto veçori autorja i vë në shpirtin e një fëmije trupvogël dhe jo rastësisht ajo e dërgon atë nga një vend në tjetrin. A ia doli Hajdi, që me dëlirësinë dhe mirësinë e saj, t’i ndryshojë njerëzit me të cilët ndeshet gjatë udhës së saj? A triumfoi mirësia e saj, në një botë ku ligësia, thashethemet, varfëria dhe djallëzia bashkëjetojnë? A mundi ajo t’u thotë të gjithë fëmijëve, se jeta është më e bukur dhe kuptimplotë, nëse e do me gjithë shpirt gjithçka që të rrethon? Ky libër është përkthyer nga gjermanishtja nga Afrim Koçi. Bukuria e fjalës, gjuha e pasur me frazeologji dhe shprehje e përzgjedhur prej tij, do t’jua bëjnë rrëfimin më të thjeshtë dhe mbresëlënës.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.